Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të Prizrenit – Vërmicës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...
Haxhiu viziton Myftiun Tërnava dhe uron qytetarët për Fitër ...
Kreu i AAK-së viziton BIK-un dhe përcjell urime për festën
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...