Përfundoi gjysmëvjetori i parë, pa e ndjekur asnjë ditë rreth 500 nxënës të Kamenicës

10:12 | 20 Dhjetor 2020 | Vlora SELIMI

Në 15 shkolla të Kamenicës që katër muaj nuk ka hyr nxënës, e as mësues. Rreth 500 nxënës rrezikojnë të humbin vitin shkollor, ashtu sikur nuk e ndoqën asnjë ditë të gjysmëvjetorit të parë.

E qasja në arsim është e drejtë elementare e garantuar me Kushtetutë.

Ani pse shkolla “Xhelal Sopi’, në fshatin Petrovc të komunës së Kamenicës, kishte mbi 100 nxënës, reforma për arsim e kryetari të kësaj komune, Qëndron Kastrati i la pa vijuar procesin mësimor.

Bujar Sopi, banorë i këtij fshati tregon se vajza e tij nuk ka shkuar asnjë ditë në shkollë, këtë vit.

“I kemi mbi 100 nxënës në shkollë, vajzën e kam në klasën e gjashtë as një ditë s’ka shkua në shkollë këtë gjysmë vjetor. Kryetari po do mi dërgua nga këtu në fshatin Topanic qe e kemi mbi 8 kilometra larg. Edhe gjykata është kundër këtij vendimi, Por, kryetari nuk është marr me këtë. Na kemi vendos mos ti dërgojmë fëmijët në shkollë hiq edhe në gjysmë vjetorin tjetër”.

Prindërit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, ani pse për këtë më së shumti po pësojnë fëmijët e tyre.

“Këtu i kom tri vajza në shkollë. Këtë gjysmë vjetor se kanë vijua as një ditë shkollë. Na jemi duke e prit vendimin gjykatës pasi me 103 nxënës mu mbyll kjo shkollë nuk është në rregull”.

Më të njëjtin problem vetëm se me më shumë nxënës janë edhe banorët fshatit Shipashnicë e Epërme.

Islam Rexhepi e fajëson Qëndron Kastrati që po i lë në rrugë fëmijët e tyre.

“As një ditë s’kanë shkua në shkollë, kjo shkollë më së paku i ka 110 nxënëse dhe është mbyllë shkaku i Qëndron Kastratit. Gjatë vitit kanë qëndrua në rrugë fëmijët. Ky ka kërkua që ti dërgojë në shkollë tjetër dhe është larg edhe pse duhet të i dërgojmë atje ku ne i kemi 100 nxënës dhe objekti i plotëson kushtet”.

Edhe banorët e Karaçevës së poshtme të Kamenicës, janë të bindur se nuk do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në ndonjë shkollë tjetër.
“Nxënësit s’kanë shkua asnjë ditë në shkollë”, deklaron njëri nga prindërit.

Por, për qytetarët e kësaj ane shpresë për zgjidhje po jep kryeministri Avdullah Hoti.

Shefi i qeverisë dha zotim se do të gjejë zgjidhje.

“Prej muajve të verës jemi marr më këtë çështje, ligji për arsimin para universitarë ju jep këtë kompetencë komunave, pavarësisht kësaj duket se nuk është mbërri konsensus i plotë. Gjatë këtyre jave kam diskutua më ministrin e Arsimit e kryetarin e Komunës. Në aspektin ligjor kjo ju takon komunave por ne jemi duke i bërë përgatitjet e nevojshme që kjo të përmbyllet”, ka thënë Hoti për arbresh.info.

Ndryshe nga Hoti Komuna e Kamenicës nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e arbresh.info.

Deri në zgjidhjen e kësaj, mbi 500 nxënës nga 15 fshatra të Komunës së Kamenicës do të mbesin pa mësim./V.Selimi/arbresh.info/