Gjatë fushatës, premtimin kryesor Lista Serbe e kishte pasur mos lejimin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
Mbi këtë premisë, Lista Serbe që më 11 qershor fitoi 9 ulëse në Kuvendin Kosovar, nga 10 që pakica serbe i kanë të garantuara, tani po thotë se ka një plan konkret, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simic, ka thënë se Lista Serbe e ka të qartë se si do të votojnë në Kuvend kur të vie në rend dite Zgjedhja e Kryeministrit të ri të Kosovës.
Në anën tjetër, analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se pakica serbe nuk do të mund të bllokojnë në të ardhmen proceset e mëdha shtetërore siç është krijimi i Ushtrisë.
Pos Listës serbe, sipas informacioneve nga KQZ’ja Klani ka marrë vesh se në Kuvend një ulëse e ka siguruar edhe Partia e Pavarur Liberale e Slobodan Petroviqit.
Haxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Instituc...
Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: Zhvatje e buxh...
Masakra e Studimës: Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi bë...
KFOR zhvillon ushtrim me municion të vërtetë në Pejë: U nxit...
Kriza politike dhe zgjedhjet e reja rrisin pasigurinë ekonom...
NATO reagon pas njoftimit për tërheqjen e 5,000 trupave amer...