Komuna e Drenasit është shpallur kamionë e Grantit të Performancës Komunale.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovic i cili shtoi se nga Komisioni i Grantit të Performancës Komunale, Komuna e Drenasit është renditur e para me 82 pikë dhe shpallet kampione për të gjashtën herë radhazi, përcjell Arbresh.info.
“Këtë sukses ia dedikojmë heronjve tanë kombëtarë, Fehmiut, Xhevës dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të komunës tonë, në shenjë nderimi dhe krenarie për veprën e tyre heroike, duke e lidhur këtë arritje me trashëgiminë tonë kombëtare”, shkroi Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.
“Përveç titullit të kampionit, Komuna e Drenasit ka fituar edhe një grant prej 1,263,557.36 euro, i cili do të përdoret për zbatimin e prioriteteve të investimeve kapitale gjatë vitit 2025. Ky është viti i shtatë i kësaj gare dhe ne kemi arritur gjashtë herë vendin e parë dhe një herë vendin e tretë. Kjo dëshmon përkushtimin tonë, efikasitetin e administratës dhe bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët tanë”, tha Lladrovci.
Ndër të tjera, i pari i Drenasit për vlerësimin e këtij grantit ka falëndertuar
• Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL),
• Zyrën e Bashkimit Evropian,
• Ambasadën e Suedisë,
• Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC),
• si dhe të gjithë donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Një falënderim i veçantë shkon për ekipin komunal, veçanërisht koordinatorin Afrim Prokshi, si dhe për qytetarët tanë, të cilët janë motivimi ynë kryesor. Ky grant do të përdoret me përgjegjësi për të mirën e qytetarëve tanë, duke përmbushur prioritetet që i japin komunës sonë zhvillim të qëndrueshëm. Urime, qytetarë të Drenasit – ju jeni pjesë e komunës kampione”, u shpreh në fund Lladrovci./Arbresh.info
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...