Për 24 orë janë ngritur 56 aktakuza nga Prokuroria

10:55 | 5 Mars 2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetenjë (21) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i shtetit, gjatë 24 orëve të fundi ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti të markës “Toyota”, si dhe çelësin e automjetit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, në pesë (5) raste të ndara.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat / 31 – 36 4 – 4 8 – 9 2 – 2 / 5 – 5 6 – 8 56 – 64
Ndalimet / 5 5 / / 10 / 1 21
Paraburgimet:
kërkesat – personat / 4 – 5 2 – 2 / 1 – 3 / / / 7 – 10
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / 1 / / / / 1

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar katër (4) persona, në tri raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Zjarrvënia” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shtrëngimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” e mbetur në tentativë nga neni 173 – 28 i KPRK-së. Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë ndalimin e dy (2) personave, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 i KPRK-së. Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par. 4 i KPRK-së – (Viktimë e ndjeshme – Dhunë në familje). Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë” nga neni 186, par. 4 i KPRK-së – (Viktimë e ndjeshme – Dhunë në familje).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.

4. Prokuroria Themelore Pejë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave vepër penale “Vjedhje pylli”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”

Sekuestrimet:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një automjeti të markës “Toyota”, si dhe çelësin e automjetit.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në pesë (5) raste të ndara. Tre(3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale, “Lëndim i lehtë trupor”, tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Vjedhje e rëndë”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhëresë të Gjykatës, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të veprës penale “Grabitje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara