Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Katar, zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e tij Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya, me ç’rast u dakorduan që të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi përmes së cilit do konkretizojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërshtetëror në sektorin e bujqësisë.
Ndryshe, në Panairin AGRITEQ i cili po mbahet në Katar, pjesëmarrës janë një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova.
Pjesëmarrja e këtyre kompanive vjen si iniciativë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe koordinimit me autoritetet e Katarit, me qëllim të rritjes së mundësive për investime në Republikën e Kosovës./Arbresh.info

Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull
I pandalshëm “pirati” Vedat Muriqi, realizon gol...