Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar demonstratat e vitit ’81, duke shprehur mirënjohje dhe nderim për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e këtyre demonstratave, të cilët frymëzuan idealet e pasardhësve për Kosovën e lirë.
PDK-ja thotë se këto demonstrata shënojnë një kthesë në historinë e popullit të Kosovës, që u ngrit kundër shtypjes, shfrytëzimit, padrejtësisë dhe represionit të përjetuar nga pushtuesi jugosllav.
“Kosova kosovarëve”, “Duam Republikë”, “Republikë kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë”, “E duam flamurin kombëtar”, “Duam bashkimin e trojeve shqiptare”, ishin këto disa nga parullat e demonstratave të vitit 1981, të cilat shënojnë një kthesë në historinë e popullit të Kosovës, që u ngrit kundër shtypjes, shfrytëzimit, padrejtësisë dhe represionit të përjetuar nga pushtuesi jugosllav. Pikënisja e këtyre demonstratave ishte 11 marsi i para 41 viteve, me shpërthimin e revoltës nga studentët e Universitetit të Prishtinës për kushte më të mira dhe trajtim dinjitoz”, thuhet në postimin e kësaj partie në Facebook.
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...