Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sonte fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës, në Sallën e Kulturës në Drenas, me një tubim të madh dhe me një mbrëmje madhështore.
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se më 4 dhjetor është dëshmuar fuqia e pakonkurrencë e PDK-së në Drenas, ndërsa të dielën, më 18 dhjetor, kur mbahet raundi i dytë i votimeve, do të festohet fitorja e madhe e PDK-së dhe Kandidatit të saj për Kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.
“PDK nuk ka pasur asnjë mëdyshje dhe nuk e ka asnjë mëdyshje se Drenasi do të jetë serish unik dhe në mbështetje të PDK-së”, ka deklaruar Veseli.
“Të dielën, do të dalin të gjithë qytetarët e Drenasit, të bashkuar. Dhe, së bashku, do ta festojmë fitoren e madhe për Drenasin”, ka shtuar ai.
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndërkaq, në fjalën e tij, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe qytetarinë e treguar në këtë proces zgjedhor, ndërsa i ka ftuar ata që me qetësi dhe masivisht të dalin për të votuar më 18 dhjetor, kur mbahet raundi i balotazhit.
Ai ka rikujtuar se i këto ditë, lagje më lagje, fshat më fshat, së bashku me Kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, kanë shpalosur prioritetet e qeverisjes për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, bujqësinë, shërbimet publike, rregullimin e ambientit, për një Drenas me jetë më të mirë, me kushte më të mira, me perspektivë dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e Drenasit, për fëmijët dhe prindërit.
“Duke votuar numrin 13, ju votoni për idealet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve – votoni për Drenasin e zhvilluar në ekonomi, arsim dhe shëndetësi, për Drenasin me të drejta dhe shanse të barabarta për të gjithë, burra e gra, për Drenasin me ambient të pastër”.
“Duke qëndruar gjithmonë së bashku, ne do ta bëjmë Drenasin qytet shembullor”, ka deklaruar Lladrovci.
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Drenasit, më tutje, ka porositur qytetarët që të dielën, me qetësi të shkojnë në qendrat e votimit dhe me zemër ta votojnë numrin 13 dhe partinë e tyre, Partinë Demokratike të Kosovës.
“Gjithmonë së bashku! Gjithmonë me PDK-në! Gjithmonë për Drenasin, Drenicën dhe Kosovën! Urime dhe gëzuar fitorja e madhe”, është shprehur Lladrovci.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...