Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me kërcënimin me armë ndaj kryetarit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku.
“PDK dënon aktin e kërcënimit me armë të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Z. Bajram Mulakut, i cili njëherësh është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të kësaj partie”, thuhet në reagim.
“PDK-ja vlerëson punën e organeve të rendit për reagimin efikas, kapjen e autorëve të këtij kërcënimi dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”, theksohet në reagim.
Ndryshe, sot në orët e hershme, derisa kryetari Mulaku po shkonte në punë, është ndeshur me një person i cili me makinën e tij e kishte bllokuar makinën e kryetarit dhe e kishte kërcënuar me kallashnikov.
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...