Shfrytëzimi i trotuareve në vend të parkingjeve për rreth shkollave në komunën e Podujevës po e rrezikon jetën e nxënëseve. Ka një kohë të gjatë ku trotuaret dhe hapësirat publike për rreth shkollës fillore “Naim Frashëri” në qendër të qytetit, janë të rrethuara me shirita dhe shufra metalike, e që në fakt paraqesin një lloj shenje të uzurpimit.
Kështu thuhet në një rrjet të OJQ-ve lokale “Demokracia Fillon Këtu“, e cila ka shprehur shqetësimin për gjendjen e hapësirave publike në komunën e Podujevës.
Sipas kësaj organizate, qytetarët obligohen të paguajnë shumën prej 0.50cent për parking, shumë kjo e cila nuk dihet se në xhepat e kujt përfundon, pasi që hapësira e rrethuar dhe e shfrytëzuar tash e sa kohë me dijeni apo pa dijeni të komunës nuk mbanë asnjë shenjë – tablo me mbishkrim identifikues.
“Kjo vështirëson dhe rrezikon në masë të madhe edhe ecjen e lirë të nxënësve të cilët vijojnë mësimin në shkollën fillore “Naim Frashëri”, pasi që në të dyja anët e trotuarit në degëzimin e rrugëve afër shkollës po ndodhë ky fenomen”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...