Zyrtarët korrektues të Qendrës Korrektuese të Dubravës kanë parandaluar futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda institucionit.
Në njoftimin e ShKK-së thuhet se gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, përkatësisht në kabinën e kontrollit, te një vizitor në mënyrë të komufluar në trupin e tij janë zbuluar substanca të dyshuara narkotike.
Si rezultat, vizita është anuluar dhe vizitori është ndaluar në sallën e vizitave.
“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia, të cilat kanë marrë në posedim substancën e dyshuar narkotike dhe kanë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futje të paligjshme të materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...