Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 57 ulëse në Kuvend pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, një numër që nuk mjafton për ta konstituar e vetme Kuvendin dhe për të formuar Qeverinë e re, pasi për këtë nevojiten së paku 61 vota.
Megjithatë, pengesa duket se do të tejkalohet pa nevojë për koalicion paraprak me partitë shqiptare, pasi deputetë nga komunitetet serbe, rome, ashkalinj dhe joserbe kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me kryeministrin Albin Kurti.
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, i cili sipas rezultateve ka siguruar një mandat, ka deklaruar se është i gatshëm ta votojë formimin e Qeverisë “Kurti 3”
Nga komunitetet tjera, Artan Asllani nga Partia Socialdemokrate e Ashkalinjëve dhe Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar kanë konfirmuar gatishmërinë për të kontribuar në formimin e institucioneve. Sipas Kinollit, grupi multietnik mund të sigurojë së paku 8 nga 10 vota për Qeverinë e re.
Ndërkohë, përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe egjiptian, përfshirë Duda Balje dhe Veton Berisha, ende nuk kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre për formimin e Qeverisë.
Osmani ngushëllon familjen Sadriu për ndarjen nga jeta të Al...
Protestat shpërthejnë pas namazit të xhumasë në Zahedan të I...
AME njofton për stabilizim të situatës: Niveli i ujit në lum...
Vërshimet nga reshjet e shiut, Idrizi: Ndërhyrjet në lumenj ...
Syla: Fundi i gjykimit të madh, s’kemi shumë shpresë për laj...
Arrestohet një person për grabitje në një villë në Qagllavic...