Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar natën e Bajramit duke uruar agjëruesit për pranim të lutjeve të tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se duhet të vazhdojmë jetën duek mbajtur zemrën hapur dhe dorën e shtrirë duke respektuar njëri-tjetrin, shkruan Arbresh.info.
“Sot është nata e madhe e Bajramit që i jep fund edhe muajit të shenjtë të Ramazanit. Për të gjithë besimtarët myslimanë, dhe veçanërisht për ata që kanë agjeruar me shpirt, lutem te Allahu i madhëruar që të pranojë faljen tonë dhe lutjet tona.”, ka shkruar ai.
“Ne duhet të vazhdojmë jetën tonë duke mbajtur zemrën hapur dhe dorën e shtrirë, duke respektuar njëri-tjetrin dhe të sillëmi ndaj të tjerëve ashtu siç dëshirojmë që ata të sillen me ne.”, shkroi mes të tjerash Pacolli.
“Me fat nata e Bajramit”, uroi ai./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...