Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re(AKR), Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.
Pacolli tha se “Poezia”, “Jam Shqiptar e Kosovar” e recituar nga aktori i madh Mirush Kabashi, i qonte peshë zemrat, veçanërisht gjatë periudhës së luftës për liri.
“Poezia “Jam Shqiptar e Kosovar” e recituar nga aktori i madh Mirush Kabashi, i qonte peshë zemrat tona, veçanërisht gjatë periudhës së luftës për liri. Aktori i madh Mirush Kabashi paska ndërruar jetë sot, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike. Lavdi jetës dhe veprës së tij. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve”, shkruan Pacolli./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...