Sot me 27 prill shënohet Dita Kombëtare për Personat e Pagjetur.
Në këtë datë të rëndësishme, ka reaguar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan portali arbresh.info
Pacolli ka publikuar disa fotografi në ‘facebook’ duke bërë homazhe pranë varrezave.
Lavdi të rënëve për liri!- ka shkruari ai.
Lavdi të rënëve për liri!
Posted by Behgjet Pacolli on Tuesday, 27 April 2021
Kujtojmë se ditën e sotme shënohet edhe masakra më mizore që ndërmorën forcat e armatosura të Serbisë gjatë zbatimit të politikës së gjenocidit në Kosovë.
Më 27 prill 1999, në afërsi të fshatit Korenicë dhe tek udhëkryqi Meje-Orize, forcat e armatosura serbe bënë ndarjen e meshkujve nga kolona e civilëve shqiptarë që dëboheshin për në Shqipëri dhe ekzekutuan 374 meshkuj nga mosha 13 deri në moshën 90-vjeçare.
Krimi i gjenocidit në Masakrën e Mejës u shoqërua me strategjinë serbe të fshehjes së gjurmëve. / arbresh.info/
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...