Nxënësi nga Kamenica Gëzim Morina që merret me krijime nga energjetika ka marrë sot mbështetje nga kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli.
Gëzimi pavarësisht së është vetëm 16 vjeç ka arritur të krijoj robotë, dronë e transformator të ndryshëm, dhe të gjitha këto nga materialet e riciklueshme.
Pacolli tha se ky nxënës meriton të mbështetet në të ardhmen dhe se atij i premtoi se do ta ndihmojë për të ecur përpara.
“Isha shumë kurioz me pa veprat e tij, synimet e tij dhe pash gjëra interesante. Gëzimi ka nevojë për mbështetje. I thash edhe Gëzimit që do të jetë në listën e njerëzve që do t’i ndihmojmë”, tha Pacolli.

Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira