Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër sulmin ndaj autobusit me pasagjerë që po udhëtonte nga Kosova përgjatë Serbisë për në Bashkimin Evropian.
Ai përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Twiter ka kërkuar që të bëhen hetime lidhur me rastin.
Pacolli thënë se Serbia vazhdimisht ka dështuar që të sigurojë rrugëtim të sigurt dhe liri të lëvizjes për udhëtarët shqiptarë të Kosovës
“ E dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit plot pasagjerë që udhëtonin nga Kosova përmes Serbisë për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht nuk po arrin të sigurojë udhëtarët dhe lirinë e lëvizjes për ta. Ne kërkojmë hetime dhe siguri për qytetarët tanë”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës