Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetarin Shpend Ahmeti kanë takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në një status në rrjetin social facebook Pacolli ka thënë se bashkëpunimi në ekonomi dhe turizëm me shtetin amë ishte tema bosht e këtij takimi.
Statusi i plotë:
Sot, bashkë me Kryetarin Shpend Ahmeti patëm një takim të ngrohtë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi. Bashkëpunimi në ekonomi dhe turizëm me shtetin amë ishte tema bosht e këtij takimi ku vendosshmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes qyteteve shqiptare nuk mungoi.
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...
Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë...
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...