Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Në një konferencë për media, OVL e UÇK-së ka bërë thirrje që institucionet e vendit të ndërmarrin menjëherë shkarkimin e Bashës, si dhe të nisë një hetim nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.
Ata kanë paralajmëruar masa nëse kërkesa e tyre nuk përfillet.
“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të shkarkojnë menjëherë Dimal Bashën dhe të nisin hetimet nga Prokuroria. Arsyeja për këtë kërkesë është e qartë: pjesëmarrja në fushata propagandistike kundër UÇK-së dhe Kosovës, si dhe lidhjet personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut, që cenojnë integritetin tonë. Nëse kërkesat tona nuk merren parasysh, do të ndërmarrim masa të tjera, për të cilat do t’ju njoftojmë në kohë”, deklaroi Gucati./Arbresh.info

Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...