Vetëm anëtarësimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO, mund të sjell paqe në rajon.
Kështu tha presidentja Vjosa Osmani sot pas takimit me homologun e saj bullgar, Rumen Radev, raporton Arbresh.info.

“Vetëm anëtarësimi në NATO i gjithë shteteve të Ballkanit mund të sjell paqe në tërë rajonin tonë. Udhëheqja e guximshme e aleatëve tanë janë të nevojshme për të përshpejtuar vendet demokratike në BE dhe NATO, sepse çdo hezitim u jep hapësirë keqdashësve për ta destabilizuar rajonin dhe botën”, tha Osmani.

Sipas të parës së shtetit, Bullgaria ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shtet-ndërtimin e Kosovës.
“Bullgaria ka dhënë kontribut në çdo etapë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si pjesëmarrje në KFOR, me njohje të shtetit të Kosovës e kështu më radhë dhe në fund me përkrahje duke votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, u shpreh Osmani.

Ajo e quajti Bullgarinë shtet aleat i Kosovës.
“Për ne raporti me Bullgarinë ka qenë i një rëndësie të veçantë dhe së bashku mund ta ruajnë paqen jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, tha Osmani./Arbresh.info/

Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër