Në vazhdën e takimeve të shumta në Mynih të Gjermanisë, presidentja e vendit Vjosa Osmani është takuar edhe me përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Peter Sonrensen.
Osmani tha se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.
“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve