Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me të rinjtë nga mërgata të cilët janë pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare.
Sipas njoftimit, presidentja u uroi mirëseardhje në Kosovë, duke i përgëzuar për përkushtimin e tyre për të përforcuar lidhjen e tyre me vendlindje, si dhe për angazhimin e vlefshëm përgjatë muajve në vijim në institucionet vendore, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Presidentja potencoi se përtej diplomacisë, përfitimet e angazhimit të tyre janë shumëdimensionale, veçanërisht në sjelljen e ideve dhe perspektivave të reja.
Presidentja përmendi angazhimin e grupeve të mëparshme të këtij Programi edhe me Zyrën e Presidentes, përfshirë Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe iniciativën për mbjelljen e drunjve.
Osmani foli edhe për rëndësinë dhe kontributin jetik të mërgatës sonë në forcimin ekonomik, diplomatik dhe kulturor të Kosovës./Arbresh.info/
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi