Presidentja Vjosa Osmani, në Budapest të Hungarisë është takuar edhe me homologun e saj bullgar, Rumen Radev.
Bashkë biseduan për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Tutje, e para e vendit thotë se Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.
“Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Me presidentin Rumen Radev, diskutuam për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria
Rodri top prioritet i Real Madridit për këtë verë
Punëtoreve të MABCO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në A...
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama