Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në orën 16:00 do t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Presidenca njofton se akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.
“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në komunikatën për medie nga Zyra e Presidentes.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...