Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Pridako.
Osmani tha se Olha ishte një zë i guximshëm i gazetarisë dhe një dëshmi e forcës dhe qëndresës në rrethana të vështira.
Sipas Osmanit, prania e saj në Kosovë së bashku me djalin e saj Yaroslavin, ishte një shembull i shpirtit human dhe vlerës së lirisë, e cila i lidhë popujt tanë.
“Në këto çaste të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, veçanërisht për djalin Yaroslavin, koleget e saj që ndodhen në Prishtinë, dhe për të gjithë ata që e njohën! Kujtimi për Olhën do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona!”, thuhet në telegramin ngushëllues të Osmanit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdes në Kosovë gazetarja nga Ukraina, Olga Pridako, jetonte prej 2 vitesh në Prishtinë
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...