Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim Arbnor Spahiun, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i cili ishte arrestuar nga policia serbe në qershor të këtij viti.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se i ka uruar Arbnorit gjithë të mirat dhe rikthim sa më të lehtë në normalitet, shkruan Arbresh.info.
“Dje prita në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh mbajtjeje peng. Arbnorit i urova gjithë të mirat pranë familjes së tij dhe një rikthim sa më të lehtë në normalitet”, tha Osmani.
LEXO EDHE:
Tutje, presidentja u ka kërkuar bashkatdhetarëve që udhëtojnë drejtë vendit tonë për festat e fundvitit, të shmangin kalimin nëpër Serbi.
“Qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës dhe që mund të udhëtojnë drejt vendit sidomos gjatë festave të fundvitit, u bëj thirrje të shmangin kalimin nëpër Serbi, pasi atje vazhdojnë të jenë në pushtet struktura që nuk dallojnë në mendësi nga regjimi i kaluar serb”, tha Osmani.
Kujtojmë se ish-polici Spahiu është liruar nga paraburgimi në Serbi me 21 nëntorë./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...