Presidentja Osmani priti në takim të fundvitit ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur gjatë javës në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Presidentja Osmani dhe Ministrja Nagavci diskutuan për zhvillimet në këto fusha, sfidat më të shpeshta, si dhe planet për vitin e ardhshëm. Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të sektorit të arsimit, por edhe sektorëve të tjerë, në takim u potencua rëndësia e veçantë që luan në këtë drejtim bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinsititucional.
Në kuadër të Këshillit për demokraci dhe të drejtat e njeriut, të udhëhequr nga Presidentja, janë identifikuar një sërë çështjesh që e involvojnë sektorin e arsimit, prandaj gjatë takimit u diskutua për prioritetet tashmë të adresuara si dhe për planet konkrete për vitin në vijim me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...