Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot në prag të ndërrimit të motmoteve policët në pikat kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’.
Më anë të një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla i falënderuan policët për shërbimet e tyre në vend.
Si shenjë falënderimi, Osmani ka dekoruar njësi e zyrtarë policorë me Medaljen Presidenciale për Siguri.
Krejt në fund Presidentja u uroj policisë Vitin e Ri 2023 me dëshirën për suksese të mëtejmë për Republikën e Kosovës.
Postimi i saj i plotë:
Në prag të ndërrimit të motmoteve, vizituam policët tanë në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’.
Së bashku me Ministrin Sveçla, i falenderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri.
Poashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë./arbresh.info/
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...
Gjakova shkurton orët mësimore, shkak temperaturat e larta
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosov...