Këshilli Konsultativ për Komunitete, nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur mbledhjen konstituive me përbërjen e re.
Sipas Presidentes Osmani, Këshilli Konsultativ për Komunitete është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët.Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani, theksoi përkushtimin e saj të palëkundur për të siguruar që çdo qytetar – pa dallim etnie, feje apo gjuhe – të ndihet pjesë e vlerësuar dhe aktive e shoqërisë së Kosovës.Presidentja Osmani vuri në dukje arritjet kryesore të këtij Këshilli përgjatë këtij viti, duke ofruar mbështetjen e plotë në përmbushje të objektivave.
Në fjalimin e saj ndër të tjera, Presidentja Osmani ripohoi prioritetin e Presidencës për ta mbrojtur sigurinë dhe dinjitetin e çdo individi, duke siguruar që asnjë qytetar të mos margjinalizohet apo diskriminohet.
“Një Kosovë e sigurt për fëmijët tanë në një botë ku siguria çdo ditë e më shumë rrezikohet nga forca të errëta dhe destabilizuese është një synim që na bashkon të gjithëve.
Për Presidencën, ky është një prioritet dhe një angazhim i përditshëm. Ne duhet të ecim besimplotë drejt integrimit, qoftë brenda vendit, qoftë në proceset euroatlantike”, ka theksuar Osmani.
Në përfundim të fjalës së saj, Presidentja nënvizoi se fuqizimi i komuniteteve është një përgjegjësi institucionale dhe një angazhim i drejtë që fuqizon shtetin tonë.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës