Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Gjatë këtij takimi, Osmani theksoi rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e Kosovës në të gjitha etapat, shkruan Arbresh.info.
“Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian.”, u shpreh ajo.
Presidentja Osmani po qëndron në Samitin e Brukselit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim ajo ka kërkuar sanksionimin e Serbisë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Po ashtu ajo ka kërkuar edhe largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Borrelli thotë se ka lajme të mirë për dialogun Kosovë-Serbi
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...