Një samit të jashtëzakonshëm e ka konsideruar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Samitin e BE që po mbahet këtë të premte në Tiranë.
“Një samit jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë ne që aspirojmë të anëtarësohemi. Uroj Shqipërinë dhe Kryeministrin është me rëndësi të dalim me një plan konkret si do të ecet përpara. “ tha ajo, ndërsa thekson se shpreson nga BE të heqë masat ndaj Kosovës në mënyrë që në tryezën e bisedimeve të jenë të gjithë të barabartë.
“Ka një bllokadë totale, nga BE nuk vlerësohen reformat tona, fakti që jemi 100 % në politikat e BE po jepet një shembull I keq që po I jepet më shumë mundësi atyre që shkojnë në Moskë.
Kam më shumë pritshmëri sa i përket një balance nga BE, Kosova është nën masa, Serbia nuk është kjo e prish balancën. Kam besim se do të shtyhet heqja e masave.” tha Osmani.
Ndër të tjera vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës.
“Nga Shqipëria kërkojmë të vijojë përkrahjen dhe të flasë sa më shumë dhe më zëshëm me shtete që nuk e kanë njohur kosovën. Dialogu nuk do të jetë sot temë në samit, nuk ka takime dypalëshe me Vucic.”
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...