Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, ku u diskutua për thellimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.
Në Facebook, ajo tha se në qendër të bisedës ishte potenciali i madh për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, ndërsa Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet me Hungarinë.
Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë brenda misionit të KFOR-it, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj studentëve kosovarë ndër vite, si dhe për iniciativat që kanë forcuar lidhjet mes dy vendeve./Arbresh.info/
Ivica Daçiq në gjendje të rëndë shëndetësore, raportohet se ...
Digjet një makinë gjatë natës në Pogradec
Bundestagu miraton “drone kamikaze” për ushtrinë
Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil shkaktojnë tragjedi, 46 të vd...
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...