Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, nuk do të jenë prezent në takimin që ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, do të organizojë me liderë të partive dhe drejtues të organizatave të ndryshme në vend.
Megjithatë, edhe pse Presidentja Osmani nuk do të jetë pjesmarrëse në këtë takim, nga Presidenca do të ketë një përfaqësues të pranishëm.
“Presidentja Osmani do ta dërgojë një përfaqësues të kabinetit të saj në këtë takim”, tha për RTK-në, Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes së Republikës.
Kryeministri Kurti deklaroi sot se nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në një takim të tillë, të caktuar që të mbahet më 31 janar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, e ku temë do të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...