Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 27-vjetorin e Betejës së Kosharës.
Osmani ka publikuar një fotografi në Facebook, tek e cila ka shkruar “Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!”.
Kujtojmë se Beteja e Koshares ishte një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.
Më datën 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, Beteja e Koshares kishte rëndësi strategjike të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...