Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizues për organizimin e manifestimit me rastin e 28 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë takim u formua edhe grupi punues, i përbërë nga kryetarët e degëve të OVL UÇK-së, të cilët do të jenë përgjegjës për koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve në nivel qendror dhe lokal.
Bëhet e ditur se takimi u kryesua nga Hysni Gucati, dhe gjatë mbledhjes u shqyrtua në detaje organizimi i manifestimit treditor, me theks të veçantë në ndarjen e detyrave, përgjegjësive dhe koordinimin ndërmjet degëve.
“Pas diskutimeve dhe konsultimeve të përbashkëta, Këshilli Organizues miratoi logon zyrtare të manifestimit dhe propozon për aprovim këtë agjendë të aktiviteteve”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv..
Më posht♪7 agjenda e propozuar nga grupi punues për aktivitetet, e cila pritet të aprovohet nga Këshilli Organizues i Epopesë së UÇK-së në ditët në vijim:
5 Mars:
Pritje për vizitorët në Zyrën Qendrore, si dhe në të gjitha degët e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së.
Ftohen institucionet arsimore që orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë Epopesë së UÇK-së.
6 Mars:
Homazhe në ora 09:30 tek Kompleksi Memorial në Prekaz.
Homazhe në ora 10:00 tek Kompleksi Memorial në Marinë.
Në të njëjtën kohë, homazhe do të mbahen nga strukturat e dala nga lufta e UÇK-së në të gjitha komplekset memoriale në mbarë.
7 Mars:
“Nata e Zjarreve” – ndezja simbolike e zjarreve në shtatë ish-zonat operative të UÇK-së, në ora 18:00.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...