
?????????????????
Policia e Kosovës dhe prokuroria kanë nisur hetimet për identifikimin e mjetit lotsjellës që u hodh në Kuvendin e Kosovës nga deputetët opozitar. Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili ka thënë se policia bashkë me prokurorinë kompetente tashmë kanë nis hetimet për këtë çështje.
“Policia e Kosovës bashkë me prokurorët kompetent është duke e hetuar mjetin i cili është hedhur në Kuvendin e Kosovës nga opozita. Ne nuk e dimë ende a është gaz lotsjellës”, është shprehur Kelani, për arbresh.info.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës nuk ka dashur të jap përgjigje rreth asaj se çfarë masa do ndërmerren ndaj personave që kanë hedhur këtë mjet nëse organet e hetuesisë konstatojnë se ka qenë gaz lotsjellës.
Kelani po ashtu nuk është përgjigjur as në atë se a duhet të rriten masat e sigurisë edhe ndaj deputetëve për të hyrë në kuvend.
Ndërkohë, derisa organet e hetuesisë janë duke hetuar rastin, Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka pranuar se mjeti i hedhur ishte gaz lotësjellës.
“Gazi lotsjellës që u hodh në Kuvendin e Kosovës është marrë nga aktivistët tanë gjatë protestave të janarit, kundër Jabllanoviqit. Kjo ishte një nga qindra bombolat e gazit që janë hedhur mbi ne në ato protesta, por që nuk ka shpërthyer. Aktivistët e kishin gjetur në rrugë. Sot deputetët e përdorën atë bombolë”, thuhet në postimin e VV. / G. Lushi /arbresh.info/
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10153000619997000
Inter Miami jep detaje nga lëndimi i Lionel Messit
Hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet nj...
Maresca pasues i Guardiolës, zbulohen detajet e kontratës
Iraola favorit për ta zëvendësuar Allegrin, zbulohen detaje ...
Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollah...
Policia në Drenas arreston të dyshuarin për vrasje në tentat...