Njësit e Doganës së Kosovës mbrëmë kanë filluar një aksion në Prishtinë, ku janë kontrolluar 8 lokacione, dhe janë sekuestruar 17 aparate të pa licencuar për lojëra fati, 21 shtëpiza PC për lojëra të ndaluar KENO dhe Racing DOGS, 1 tavoline pokeri.
Sipas Doganës, mbrëmë rreth orës 22:00 ka filluar një aksion i gjerë nga njësit e Doganës ku janë bastisur disa lokacione në Prishtinë.
“Në pesë nga tetë lokacionet e kontrolluara janë hapur me forcë sipas urdhëresës së gjykatësit të procedurës paraprake ku janë sekuestruar 9 aparate për lojëra fati të pa licencuar, shtëpiza PC për lojëra KENO 10 copë. Vlera e mallrave të sekuestruara gjate këtij operacioni është rreth 30,000.00 €. Të gjithë aparatet e sekuestruar janë pa numra serik dhe dyshohet se janë të kontrabanduar. Të gjitha lokalet e kontrolluara kanë qenë pa mbishkrim dhe të kamufluara me xhama të errësuar, thuhet në komunikatë.
Gjatë vitit 2017 Dogana e Kosovës gjatë ushtrimit të kontrollit në lokacione të ndryshme ka arritur që të sekuestroj afro 100 aparate të pa licencuar të lojërave të fatit dhe ka identifikuar afërsisht 70 pika basti të pa licencuara. Vlera e mallrave të sekuestruar të cilat dyshohet se janë të kontrabanda është afërsisht 150,000.00 €. Shuma e gjobave të lëshuara ndaj subjekteve që kanë operuar pa licence është mbi 100.000.00 €”/Arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...