Dy oficerët e Forcës së Kosovës, kapiten Çlirim Morina dhe kapiten Bardhyl Dugolli kanë përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës në Qendrën e Ekselencës së Manovrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në përshkrimin që FSK-ja i ka bërë këtij njoftimi thuhet se ky kurs prestigjioz përgatit liderët për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, duke u fokusuar në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik.
“Kapitenët tanë kanë treguar përkushtim dhe aftësi të larta, duke kaluar me sukses vlerësime të strikte në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas tyre oficerët kosovarë kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në të menduarit në fushëbetejë, komunikimin efektiv, dhe kujdesin për ushtarët dhe familjet e tyre.
Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin: Bisedime...
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...