Gjatë vitit 2020, 22 të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, të cilët e kanë kaluar pa ndonjë komplikim të rëndë.
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj për arbresh.info thotë se ka pasur 18 të infektuar nga stafi i Burgut të Sigurisë së Lartë, të cilët edhe janë liruar nga detyra me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
“Deri tash në Burgun e Sigurisë së Lartë kemi pasë 18 antarë të stafit të cilët janë prek, kemi pasë një pjesë të stafit që kanë pas kontakt me antarë të ngushtë të familjes dhe poashtu edhe ata i kemi liru, kemi marrë masa parandalues me qëllim të mos përhapjes brenda burgut.”
Tani për tani numri i të burgosurve aktual është 158, prej të cilëve 134 janë të dënuar dhe 24 të tjerë presin vendimet përfundimtare për ta në seancat e ardhshme./ArditëShkodra/arbresh.info/
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur