Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve preliminare në nivel vendi. Në bazë të dhënave që janë publikuar deri më tani, LVV-ja prinë me 47.95% të votave.
E dyta është PDK-ja me 17.34% të votave, e trata LDK 13.40% të votave, AAK e katërta me 7.44% të votave, LS 4.98% të votave dhe NISMA 2.75% të votave.
Deri në këto momente janë numëruar 85%të votave. Të drejtë vote kanë pasur 1.794.862 qytetarë. Publikimi i votave preliminare nga KQZ është duke vazhduar.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës. Zëdhënësi i KQZ-së Vlamir Elezi, tha se numri në disa vendvotime është duke vazhduar, deri më tani ka shkuar më shumë se 71 për qind.
“Numri në disa fletëvotime është duke vazhduar, gjithashtu edhe procesimi i të dhënave në veb faqen e KQZ-së deri më tani ka shkuar më shumë se 71 për qind, të cilat po vijnë nga qendrat gjithandej Kosovës. Nuk do të kemi më ndonjë paraqitje tjetër për sonte nga KQZ”, ka thënë ai.
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...
Kroos flet për Vinicius: Gjithmonë kam pasur respekt për të
KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi...
Ndahet nga jeta polici Menon Vreva nga Dobrusha
“Fitore historike”, Kurti falënderon qytetarët për mbështetj...