Njoftimi i presidentit, Hashim Thaçi, për takimin në Bruksel, është përcjellë me fyerje e sharje në Facebook.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se sot, në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të diskutohen idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdohet me dialogun në fazën e re dhe objektivat që synohet të arrijnë në kuadër të procesit të normalizimit.
Por, janë dhjetëra komente kritike në adresë të presidentit, derisa në disa prej tyre ka edhe fyerje direkte.
Disa prej kritikëve përmendin faktin e mos themelit të institucioneve të reja, duke shprehur dyshimin nëse është nxitim për ndonjë “pazar të ri politik”.

Disa qytetar e lidhin këtë takim me funksionalizimin e Gjykatës Speciale, e cila së shpejti do të fillojë zyrtarisht me ngritjen e aktakuzave.

Nuk munguan as sharjet ndaj presidentit Thaçi, nga më të ndryshmet.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të Presidentit një ditë më parë.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/1541723369231350
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje: U nd...
Presidentja kërkon mirëkuptim, shmang deklaratat për vendimi...
Haradinaj: Krimet, plagë e hapur e historisë dhe thirrje për...
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...