Njoftim për studentët, me këtë datë mund të vendoseni në konvikte

12:24 | 13 Tetor 2021

Qendra e Studentëve ka njoftuar se studentët e pranuar në konvikte mund të vendosen aty më 14 dhe 15 tetor.

QS përmes një shkrimi ka bërë të ditur se studentët mund t’i gjejnë emrat e tyre në një link i cili është publikuar në faqen zyrtare të QS-së në Facebook, shkruan arbresh.info

“Njoftohen studentët të cilët janë në listën e pritjes se në linkun e mëposhtëm mund të gjejnë emrat e tyre për tu vendosur në konvikte. Këto vende kanë mbetur të paplotësuara për shkak të mosardhjes së studentëve që janë pranuar më herët. Studentët në listë do të vendosen në konvikte me datat 14 dhe 15 tetor 2021”, thuhet në njoftim. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara