Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi të premten në mëngjes në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia e Kosovës njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:40, në kilometrin e 26-të të autostradës, dhe përfshiu një veturë me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësia e zjarrfikësve dhe njësitë relevante për të ofruar ndihmë dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.
“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani./Arbresh.info
Graishta priti ambasadorin e Turqisë, në fokus siguria dhe b...
BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë anga...
Xabi Alonso planifikon largimin e pesë yjeve të Liverpoolit ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahri...
Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal