Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurën SH.H që dyshohet të ketë kryer veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” ndaj djalit të saj nëntëvjeçar.
“Përderisa e dyshuara po qëndronte për disa ditë tek shoqja e saj, për t’i ndihmuar rreth gjendjes shëndetësore të saj, aty kishin shkuar disa fqinj dhe ishin ankuar në djalin e saj, se ky po iu drejtohej me fjalë banale dhe po i ngacmonte fëmijët e tyre, veprim ky që e kishte shtyrë të pandehurën që më një kabull (gajtan) ta godiste djalin në pjesë të ndryshme të turpit, e më pas edhe t’ia vendos rreth fytit duke e ngulfatur, por që në atë moment kishte ndërhyrë dëshmitarja, e cila kishte dëgjuar zërin e viktimës duke e thirrur dhe e kishte larguar këtë të fundit nga duart e nënës së tij, e i cili në ato momente po shkumonte nga goja”, thotë gjykata.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurën, në kohëzgjatje prej një muaji.
Gjithashtu në komunikatë shkruan se pala ka të drejtë të ankohet ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...