Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit J.H., i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e kësaj gjykate Elzana Kastrati.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Arbresh.info ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Nikçi tha se janë vendosur pika statike të policisë në fshatin ku ndodhen familjarët e personit të dyshuar dhe viktimave dhe njëkohësisht për të marrë masa preventive.
“Sa i përket personave të dyshuar ne e kemi të pastër situatën për shkak se është një person që me armën dhe shkrepjen e armës ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” dhe persona të yjerë të dyshuar nuk kemi”, tha ai.
Nikçi tha se është duke u punuar intensivisht për gjetjen e dëshmitarëve të rastit.
Ai tha se do të zbulohet edhe motivi i këtij rasti.
LEXO EDHE:
EKSKLUZIVE/Me pranga në duar, largohet nga gjykata i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri