Gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka nisur sot me dëgjimin e dëshmitarit të pestë me radhë të mbrojtur të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Për ta intervistuar dëshmitarin, Zyra e Prokurorisë së Specializuar i ka kërkuar 3 orë kohë.
Pas betimit para DHSK-së, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë e tij përmes video-lidhjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Paraprakisht, trupi gjykues ka autorizuar ZPS-në që të përdor dy paragrafë përmes videove, video të mëhershme për të cilat nuk ka pasur kundërshtime as mbrojtja e të cilat do të përdorën gjatë dëgjimit të dëshmitarit.
Me të filluar dëshminë dëshmitari i pestë seanca është mbyllur për publikun.
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...