Seancat në çështjen Thaçi dhe të tjerët në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar që të mbahen gjatë muajit maj.
Kjo u bë e ditur në kalendarin e DhSK-së.
“Sikurse pasqyrohet në Kalendar, në çështjen Thaçi dhe të tjerët në lidhje me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar seanca për periudhën nga 11 deri 15 maj 2026”, u tha në njoftimin e DhSK-së.
Kjo erdhi pas anulimit të trefishtë të seancave të prillit.
Në këtë rast, nën akuzë janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.
Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...