Pasi Rusia vendosi veto për draft-rezolutën e Kombeve të Bashkuara, për masakrën e Srebrenicës, presidenti serb Tomisllav Nikoliq, përmes një deklarate për media, ka thënë se dita e sotme është “ditë e mirë për Serbinë”.
“Jo vetëm ishte stigmatizuese për gjithë popullin serb si një popull që parandalon gjenocidin por Rusia sot ka treguar dhe e ka dëshmuar se është një mik i sinqertë dhe i vërtetë”.
“Kjo është një ditë e mirë për Serbinë”, thuhet në fund të deklaratës së presidentit Nikoliq.
Në draft-rezolutën e Britanisë, thuhej se “pranimi i ngjarjeve tragjike të Srebrenicës si gjenocid është parakusht për pajtim”.
Në favor të kësaj rezolute kanë votuar 10 shtete, ndërkaq përveç vetos së Rusisë, 5 shtete të tjera kanë abstenuar.
Më 11 korrik 1995 në Srebrenicë janë vrarë afro 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe.
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...