Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Obelisku i të Pagjeturve. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 09:00)
Një grup i arbneshëve të Kroacisë vizitojnë katedralen “Nëna Terezë”. (Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë, ora 09:00)
Mbahet gara automobilistike “Drag Race 2019”. (Aeroporti i Sllatinë, nga ora 10:00)
Një grup i arbneshëve të Kroacisë vizitojnë Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës. (Objekti i ministrisë, ora 10:30)
Organizohet programi i shkëmbimit të nxënësve mes Kosovës dhe Shqipërisë “Si n’shtëpinë tëndë”. (Hotel “CITY” në Prizren, ora 11:00)
Federata e Xhudos së Kosovës bashkë me klubin e Xhudos “Ippon” në Pejë organizojë turneun ndërkombëtar në Xhudo. (Palestra e Spoereteve “Karagaqi” në Pejë, ora 11:00
Bëhen homazhe në varrezat e martirëve në Kompleksin Memorial në Meje. (Nga ora 11:00) Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bën homazhe të Obelisku i të Pagjeturve. (Sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ora 11:30)
Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, marrin pjesë në tubimin përkujtimor për shënimin Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë, ora 12:00)
Mbahet Kuvendi i VI-të Zgjedhor i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan. (Restorantit “Suisse” në Deçan, ora 16:00)
Përurohet libri i studiuesit, kritikut dhe publicistit nga Tirana, Ndriçim Kulla “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, një historik gjithëpërfshirës”. (Libraria “Dukagjini” në Prishtinë, ora 18:00) Ansambli i Armatës së SHBA-ve për Evropë vazhdon turneun koral pranveror në Prizren. (Kino Lumbardhi, ora 20:30)
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran