Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

07:07 | 24 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

09:30

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, N10)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës)

11:00

Grupi “Besa Besë” viziton fabrikën “KB Krusha”. Pas takimit do të ketë deklarim për medie. (Krushë e Madhe)

11:30

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) promovon librin “Kohëra të trazuara: Si do të duhej Kosova të reagonte ndaj krizave të shumëfishta me të cilat përballet?”. (Qendra për Praktikë Rrëfyese, ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani”)

13:00

EULEX-i prezanton Raportin e tretë publik për Monitorimin e Drejtësisë, i cili e përfshin periudhën nëntor 2021 – shtator 2022.  Merr pjesë dhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

14:00

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca e 10 nëntorit, përfshirë shqyrtimi i Projektligjit për Prokurorinë Speciale; plotësimi dhe ndryshimi Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit të Penal etj. (Ndërtesa e Kuvendit)

18:00

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) organizon panel diskutimi me temën “Diplomacia sportive: A mund ta forcojë Kosova pozitën e vet ndërkombëtare përmes sportit?”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale